TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Leone XIV ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog këtë të premte, me rastin e festimeve të Pashkëve.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë që konfirmoi thirrjen telefonike, Papa bëri thirrje për dialog mes SHBA, Izraelit dhe Iranit si mundësia më e mirë për t’i dhënë fund konfliktit disa javor.
“Gjatë bisedës, u përsërit nevoja për të rihapur të gjitha kanalet e mundshme të dialogut diplomatik, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit serioz që vazhdon, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në të gjithë Lindjen e Mesme”, thuhej në deklaratën e Selisë së Shenjtë.
“Ndërsa diskutimi vazhdoi”, shtoi Zyra e Shtypit së Selisë së Shenjtë, “vëmendja u përqendrua në rëndësinë e mbrojtjes së popullsisë civile dhe promovimit të respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare”.
Ndërsa Presidenti izraelit përsëriti qëndrimin e tij, duke deklaruar se Irani mbetet një “kërcënim” që “sulmon njerëzit e të gjitha besimeve”.
“Me rastin e Pashkës Hebraike dhe Pashkëve të Krishtera, këtë mëngjes fola me Papën Leo XIV dhe u përcolla përshëndetjet e mia bijve dhe bijave të komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë dhe në mbarë botën, dhe shprehëm një shpresë të përbashkët për një të ardhme më të mirë për fëmijët e të gjitha feve.
Diskutuam luftën me Iranin dhe sulmet me raketa që synojnë civilët e besimeve të ndryshme në Izrael dhe në të gjithë rajonin. Diskutuam gjithashtu situatën në Liban dhe rëndësinë e sigurimit të sigurisë së komuniteteve të krishtera në të dyja anët e kufirit.
Theksova rëndësinë që Izraeli u kushton marrëdhënieve të tij me Vatikanin dhe botën e krishterë, si dhe nevojën për të promovuar bashkëpunim efektiv midis udhëheqësve botërorë dhe feve në luftën kundër antisemitizmit.”, tha ai.