BOTA, 8 Janar 2024, 12:23

Papa Francesku thirrje për paqe: Duhet armëpushim në të gjitha frontet

Papa Francesku thirrje për paqe: Duhet armëpushim në të

Papa Françesku ka bërë sot thirrje për armëpushim në çdo front, duke përfshirë këtu edhe Libanin.

Kreu i Kishës Katolike, bëri thirrje për paqe në fjalimin e tij vjetor para diplomatëve.

Ai dënoi sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit, si dhe përsëriti thirrjen për çlirimin e menjëhershëm të atyre që ende mbahen në Gaza.

Megjithatë, Papa Francesku tha se përgjigja ushtarake e Izraelit shkaktoi një “krizë jashtëzakonisht të rëndë humanitare dhe vuajtje të pakonceptueshme për civilët”.

Papa shtoi se spitalet dhe shkollat në Gaza duhet “të marrin të gjithë mbrojtjen e nevojshme”.