TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Telashet për kryeministrin britanik, Keir Starmer, nuk kanë të ndalur.
Ditën e sotme, Sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka dhënë dorëheqjen me anë të një letre të publikuar në X, ku ai thotë se ka “humbur besimin” në lidershipin e Keir Starmer dhe se do të ishte “e pandershme dhe jo parimore” të qëndronte në qeveri.
Streeting u përfol gjerësisht si një kandidat i mundshëm, për të sfiduar Starmer për lidershipin e partisë dhe postin e kryeministrit. Megjithatë ai ende nuk ka nisur zyrtarisht një garë për lidershipin.
Streeting i drejtohet Starmer duke i thënë se “tani është e qartë që ju nuk do ta drejtoni Partinë Laburiste në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme”. Ai thotë se ajo që vjen më pas duhet të jetë “një betejë idesh… Duhet të jetë e gjerë dhe duhet të ketë kandiatët më të mirë të mundshëm”.
Streeting i quan rezultatet e zgjedhjeve të javës së kaluar “të paprecedenta”, si për nga përmasat e humbjes ashtu edhe për pasojat e dështimit, duke shtuar se progresistët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po “e humbasin gjithnjë e më shumë besimin” te përgjegjësia e Partisë Laburiste për të ofruar shpresë se ditët më të mira janë përpara.
Më herët, kancelarja Rachel Reeves i tha BBC-së se një garë për lidershipin do ta “zhyste vendin në kaos”.
Starmer po lufton për të shpëtuar postin e tij, ndërsa dhjetëra deputetë laburistë po i kërkojnë të japë dorëheqjen pas humbjeve të rënda në zgjedhjet e javës së kaluar.