BOTA, 18 Prill 2026, 17:14

“Nuk do ta sulmojnë më Libanin! Mjaft më!”/ Izraeli kërkon sqarime për deklaratën e Trump

“Nuk do ta sulmojnë më Libanin! Mjaft më!”/ Izraeli

Izraeli ka kërkuar sqarime nga Shtëpia e Bardheë në lidhje me një postim në rrjetin social Truth të presidentit Donald Trump.

Bëhet fjalë për postimin ku presidenti Trump deklaronte se Izraelit i ndalohej të sulmonte Libanin.

“Izraeli nuk do ta bombardojë më Libanin. Atyre u NDALOHET nga SHBA-të ta bëjnë këtë. Mjaft më!!!”, shkroi Trump.

Lajmi u bë i ditur nga media Axios, që deklaron se Netanyahu dhe këshilltarët e tij u tronditën nga postimi i Trump.