TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një peshk i rrallë Lophotus lacepede, një specie e pazakontë në Mesdhe, u kap në plazhin e Milazzos në Siçili të Italisë, duke ngjallur interesin e komunitetit shkencor.
Kjo specie i përket peshqve mezopelagjikë dhe jeton në thellësi nga 200 deri në 1.000 metra.
Gjatë ditës qëndron në thellësi të mëdha për të shmangur grabitqarët, ndërsa natën ngrihet në sipërfaqe për t’u ushqyer.
Sipas mediave italiane, biologu Carmelo Isgro, drejtor dhe themelues i Muzeut të Detit Milazzo (MuMa), nxitoi në vendngjarje.
Pavarësisht përpjekjeve të shpëtimit, peshku nuk mbijetoi, por i dha shkencës një mundësi të paçmuar për studim.
Ai do t’i nënshtrohet një trajtimi të veçantë dhe do të ekspozohet në MuMa, në mënyrë që të bëhet pjesë e koleksionit të përhershëm të muzeut dhe të kontribuojë në nxjerrjen në pah të veçorive dhe aspekteve të panjohura të thellësive të mëdha të Mesdheut.