BOTA, 6 Dhjetor 2025, 22:36

Një tërmet i fortë me magnitudë 7 ballë godet Kanadanë, lëkundjet zgjatën disa sekonda

Një tërmet i fortë me magnitudë 7 ballë godet

Një tërmet me magnitudë 7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kanada.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 243 kilometra në perëndim-jugperëndim të Whitehorse, Kanada dhe 573 kilometra në lindje të Anchorage, SHBA, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.

Sipas ekspertëve të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti ndodhi në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, çka e bën atë edhe më të ndjeshëm në sipërfaqe.

Autoritetet kanadeze po monitorojnë situatën, ndërsa deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo viktima. Megjithatë, banorët në zonat përreth kanë raportuar lëkundje të forta që kanë zgjatur disa sekonda.