TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë goditi Japoninë të premten mbrëma, pranë brigjeve të Kesennuma në rajonin Miyagi, në veri të Tokios.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), lëkundja sizmike ndodhi rreth 58 kilometra në juglindje të prefekturës Miyagi. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 49 kilometra nga qyteti Ofunato, në një thellësi prej 43 kilometrash.
Autoritetet japoneze deklaruan se nuk ka rrezik për tsunami pas tërmetit.
Megjithatë, qeveria japoneze lëshoi paralajmërime emergjente për banorët e pesë prefekturave.
Rreth një muaj më parë, më 20 prill, Japonia u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë në pjesën verilindore dhe veriore të vendit.
Nga ajo lëkundje mbetën të plagosur të paktën 33 persona, ndërsa në disa zona bregdetare u regjistruan dallgë deri në 70 centimetra të larta. Mbi 170 mijë persona u urdhëruan të evakuoheshin pasi autoritetet kishin lëshuar paralajmërime për tsunami.