TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bota ka mirëpritur armëpushimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit me një ndjesi lehtësimi.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëri e Bashkuara do të bëjë gjithçka që mundët pët të mbështetur dhe ruajtur marrëveshjen.
Starmer niset në Gjirin Persik për të takuar udhëheqësit e vendeve që janë përballur me sulme nga Irani.
Presidenti francez Emmanuel Macron e ka mirëpritur armëpushimin, duke e quajtur diçka shumë të mirë.
Megjithatë, Macron paralajmëroi se situata në Liban është kritike dhe tha se marrëveshja e armëpushimit duhet të përfshijë edhe Libanin.
Presidenti francez shtoi se rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe po marrin pjesë ne nje mission mbrojtës në koordinim me Iranin për të lehtësuar rifillimin e trafikut ne Hormuz.
Ndërkohë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se armëpushimi ishte “një hap prapa nga pragu i krizës pas javësh përshkallëzimi” dhe krijon një shans shumë të nevojshëm për të zbutur kërcënimet, për të ndaluar raketat, për të rinisur transportin detar dhe për të krijuar hapësirë për diplomaci drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se e mirëpriti armëpushimin pasi “sjell qetësimin e domosdoshëm” dhe falënderoi Pakistanin për ndërmjetësimin e tij, përpara se të thoshte se është “thelbësore” që negociatat të vazhdojnë.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se mbështet armëpushimin, duke shtuar se qëllimi tani duhet të jetë përfundimi i luftës.
Në një deklaratë Merz tha se negociatat duhet të mbrojnë civilët e Iranit dhe të garantojnë sigurinë në rajon, si dhe të shmangin një krizë globale energjetike.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, tha se bota iu afrua rrezikshëm katastrofës dhe theksoi se është shumë herët për të përcaktuar nëse konflikti ka mbaruar përfundimisht.
Ndersa Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ka qenë një kundërshtar i zëshëm i luftës, ishte më kritik, duke thënë se armëpushimet janë gjithmonë lajme të mira, por lehtësimi i çastit nuk mund të na bëjë të harrojmë kaosin, shkatërrimin dhe jetët e humbura.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterresu bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin në Lindjen e Mesme të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe t’u përmbahen kushteve të armëpushimit.