TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy fëmijë kanë vdekur nga helmimi prej ushqimit në një zonë turistike të njohur të Stambollit, në Turqi dhe prindërit e tyre po trajtohen në kujdes intensiv, raportuan sot mediat dhe autoritetet shëndetësore turke.
“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, fëmijët, të moshës 6 dhe 3 vjeç, nuk mundën të shpëtoheshin. Prindërit mbeten në kujdes intensiv”, tha për X drejtori provincial i Stambollit i Ministrisë së Shëndetësisë Turke.
“Një hetim ka nisur nga drejtoria e shëndetësisë”, shtoi Dr. Abdullah Emre Guner, i cili tha se familja ishte shtruar në spital për “helmim të dyshuar nga ushqimi”.
Sipas rrjetit televiziv privat NTV, duke cituar një “hetim policor”, familja është me origjinë nga Gjermania dhe ishte me pushime në Turqi.
Mediat lokale raportuan se helmimi nga ushqimi mund të ketë ardhur nga midhjet e blera nga një shitës ambulant dhe patatet e mbushura, një ushqim popullor rrugor, të cilat i hëngrën të martën në zonën turistike të Ortakoy në anën evropiane të Bosforit.
Çifti dhe dy fëmijët e tyre u shtruan në spital pasi u sëmurën, raportoi NTV.