BOTA, 13 Prill 2026, 17:55

Netanyahu: Teherani është më i dobët se kurrë, ne jemi më të fortë

Netanyahu: Teherani është më i dobët se kurrë, ne jemi

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se lufta kundër Iranit ka qenë një sukses nga këndvështrimi i tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai theksoi se pozita e Iranit është dobësuar ndjeshëm, ndërsa Izraeli është forcuar.

“Teherani është më i dobët se kurrë, Izraeli është më i fortë se kurrë”, u shpreh Netanyahu në mesazhin e tij, duke nënvizuar rezultatet që, sipas tij, ka arritur vendi në përballjen me Iranin.