BOTA, 17 Prill 2026, 16:15

Netanyahu për Libanin: Njëra dorë mban armën, tjetra shtrihet drejt paqes

Netanyahu për Libanin: Njëra dorë mban armën, tjetra

Kryeministri i Benjamin Netanyahu deklaroi se rruga drejt paqes me Libani është e gjatë, “por tashmë kemi nisur”, duke iu referuar armëpushimit të fundit mes palëve.

“Një dorë mban armën, tjetra shtrihet drejt paqes”, u shpreh Netanyahu në një deklaratë të regjistruar në video, duke mbrojtur vendimin për të pranuar një armëpushim 10-ditor me Libanin.

Sipas tij, me kërkesë të presidentit amerikan Donald Trump, Izraeli po i jep një mundësi avancimit të një zgjidhjeje të kombinuar diplomatike dhe ushtarake në bashkëpunim me qeverinë libaneze.

Megjithatë, Netanyahu theksoi se lufta kundër Hezbollah nuk ka përfunduar ende. Ai pretendon se që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka eliminuar kërcënimin e infiltrimit nga Hezbollah dhe sulmet me raketa antitank, si dhe rreth 90% të arsenalit raketor të grupit.

“Do të jem i sinqertë, ende nuk e kemi përfunduar punën”, vijoi ai. “Ka hapa të tjerë që planifikojmë të ndërmarrim lidhur me kërcënimin e mbetur nga raketat dhe dronët, për të cilët nuk mund të jap detaje”.

Sipas kryeministrit izraelit, vendi po punon gjithashtu për “çmontimin” e Hezbollahut, një proces që, sipas tij, kërkon kohë, përpjekje të vazhdueshme dhe menaxhim të kujdesshëm në arenën diplomatike.