BOTA, 2 Mars 2026, 16:58

Netanyahu: Irani do të kërcënonte të gjithë njerëzimin nëse pajiset me armë bërthamore

Netanyahu: Irani do të kërcënonte të gjithë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se regjimi iranian do të “kërcënojë mbarë njerëzimin” nëse arrin të sigurojë armë bërthamore.

Gjatë një vizite në Beit Shemesh, zona ku të dielën ndodhi një sulm vdekjeprurës iranian me raketë balistike, Netanyahu theksoi se veprimet e Izraelit kanë për qëllim jo vetëm mbrojtjen e vendit, por edhe të komunitetit ndërkombëtar.

“Kështu, ne mbrojmë veten tonë, por edhe shumë të tjerë”, u shpreh ai.

Sipas raportimit të BBC, kryeministri izraelit falënderoi veçanërisht presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë.

“Dua të falënderoj mikun tonë të madh dhe një lider të madh botëror, Donald Trump, që mori pjesë në këtë përpjekje të madhe për të shpëtuar botën”, deklaroi Netanyahu.

Shpërthimi në Beit Shemesh, i vendosur mes Tel Avivit dhe Jerusalemit, la të vdekur nëntë izraelitë, mes tyre edhe tre adoleshentë, duke rritur më tej tensionet në rajon.