BOTA, 11 Tetor 2023, 20:43

Netanyahu ju jep leje të gjithë qytetarët që jetojnë pranë Gazës të mbajnë armë

Netanyahu ju jep leje të gjithë qytetarët që jetojnë

Çdo banor që jeton në një qytet izraelit jugor më pak se 4 kilometra nga Rripi i Gazës do të jetë në gjendje të mbajë armë, tha më herët të mërkurën ministri i sigurisë kombëtare i vendit. Të gjithë qytetarët e Sderotit do të lejohen të mbajnë një armë në përgjigje të sulmeve të nisura nga Hamasi, tha Itamr Ben-Givr.

Vihet re se që nga e shtuna janë paraqitur mbi 10 mijë e 600 aplikime të reja për leje për armë zjarri, theksoi Ministria e Sigurisë Kombëtare.

“Duke filluar nga sot, çdo banor i Sderotit mund të marrë një leje për armë,” tha zyrtari izraelit, duke shtuar se ndryshimi i rregullit do të shtrihet në qytete të tjera.