TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se fushata ushtarake kundër Iranit nuk ka përfunduar ende, duke shtuar se Izraeli ka arritur një “sukses historik” në këtë përballje.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve izraelitë, Netanyahu u shfaq me një hartë të Lindjes së Mesme në sfond, ku i ashtuquajturi “boshti iranian” ishte i theksuar me të kuqe.
“Ata donin të na mbysnin dhe në fund po i mbysim ne ata. Ne i goditëm, kemi ende shumë për të bërë”, u shpreh ai.
Netanyahu theksoi se ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke u përpjekur të parandalojë Iranin nga pajisja me armë bërthamore, duke përfshirë edhe autorizimin e operacioneve të fshehta për të vonuar programin bërthamor iranian dhe duke paralajmëruar vazhdimisht komunitetin ndërkombëtar për rrezikun që, sipas tij, paraqet Teherani.
“Por bota nuk dëgjoi”, tha ai.
Në fund, kryeministri izraelit shtoi se Izraeli “theu barrierën e frikës” duke goditur Iranin në qershor të vitit të kaluar.
צפו: ראש הממשלה בנימין נתניהו בהצהרה לתקשורת. https://t.co/YvCAKnhv6O
— ראש ממשלת ישראל (@IsraeliPM_heb) April 11, 2026