TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka paralajmëruar Iranin përpara nisjes së negociatave mes dy vendeve, duke theksuar se SHBA nuk do të tolerojë tentativa për mashtrim.
“Presim me interes bisedimet”, deklaroi ai para se të nisej me avionin zyrtar drejt Pakistanit, ku do të zhvillohen takimet mes delegacioneve amerikane dhe iraniane.
Vance tha se SHBA është e gatshme të bashkëpunojë nëse Irani vepron “me mirëbesim”, por shtoi se “nëse përpiqen të na mashtrojnë, nuk do të ketë përgjigje pozitive nga ana jonë”.
Ai theksoi gjithashtu se presidenti amerikan Donald Trump i ka dhënë udhëzimet për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve.
Negociatat pritet të zhvillohen në Islamabad dhe të nisin të shtunën, sipas njoftimit të zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Në delegacionin amerikan do të jenë edhe i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ndërsa ende pritet mbërritja e përfaqësuesve iranianë.