BOTA, 29 Dhjetor 2025, 17:10

Në prag të takimit me Trump, Netanyahu takohet me Marco Rubion në Florida

Në prag të takimit me Trump, Netanyahu takohet me Marco Rubion në

Para takimit me presidentin Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Mar-a-Lago të Floridës.

“Pata një takim të shkëlqyer”, shkroi Netanyahu në platformën X, pa dhënë më shumë detaje.

Takimi u zhvillua vetëm disa orë përpara takimit të tij me Donald Trump, i cili është i gjashti që nga fillimi i vitit mes dy liderëve.

Në qendër të bisedimeve pritet të jenë plani i paqes për Gazën dhe faza e dytë e tij, e cila po vonohet, si edhe çështje të tjera rajonale.