TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 44-vjeçar sllovak, i shpallur në kërkim prej 16 vitesh për akuza vjedhjeje, është arrestuar nga policia italiane teksa kishte udhëtuar në Milano për të ndjekur ekipin kombëtar të hokejit të Sllovakisë në kuadër të Lojërave Olimpike.
Sipas mediave britanike, ai kishte besuar se autoritetet italiane e kishin “harruar” çështjen penale dhe kishte vendosur të udhëtonte drejt Italisë për të mbështetur skuadrën në ndeshjen kundër Finlandës.
Por, planet e tij u ndërprenë nga forcat e rendit, të cilat e lokalizuan dhe e ndaluan në vendngjarje, bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga prokuroria italiane që në vitin 2010.
Ndërsa në akull Sllovakia arriti një fitore befasuese 4–1 ndaj Finlandës, për tifozin 44-vjeçar festa përfundoi me pranga në duar.
Ai pritet të vuajë dënimin në një burg italian, duke i dhënë fund një arratie që zgjati më shumë se një dekadë e gjysmë.
❗️Italian police have arrested a Slovak man who had been on the run for 16 years — but decided to attend the Olympics to support Slovakia’s national hockey team
— NEXTA (@nexta_tv) February 13, 2026
He apparently believed Italian authorities had “forgotten” about his theft charges and traveled to Milan for the game… pic.twitter.com/PU0OmSh9RI