TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri sot në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Lajmin e bëri Ministria e Mbrojtjes, teksa kjo është raketa e tretë e kapur mbi hapësirën turke brenda pak ditësh
Autoritetet në Ankara kanë konfirmuar raportimet për interceptimin e një rakete balistike mbi bazën ajrore Incirlik, duke theksuar se raketa ishte lëshuar nga Iran.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes turke, raketa hyri në hapësirën ajrore të Turqisë dhe u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe anti-raketë të NATO të vendosura në rajonin e Mesdheut Lindor.
“Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke, u neutralizua nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe anti-raketë të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratën e ministrisë turke të Mbrojtjes.
Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi trajektoren e raketës apo nëse kishte një objektiv të caktuar.