BOTA, 2 Maj 2026, 13:24

NATO dhe SHBA në koordinim për reduktimin e trupave amerikane në Gjermani

NATO dhe SHBA në koordinim për reduktimin e trupave amerikane në

NATO po punon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kuptuar në detaje vendimin e Uashingtonit për një reduktim të planifikuar të trupave amerikane në Gjermani, deklaroi zëdhënësja e aleancës, Allison Hart, sipas Reuters.

“Po bashkëpunojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre lidhur me praninë ushtarake në Gjermani. Ky rregullim nënvizon nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët, ku tashmë po shohim përparim që nga marrëveshja e aleatëve për të investuar 5% të PBB-së në Samitin e NATO-s në Hagë vitin e kaluar”, shkroi Hart në platformën X.

Ajo shtoi se aleanca mbetet e sigurt në aftësinë e saj për të garantuar parandalimin dhe mbrojtjen, ndërsa vazhdon zhvendosja drejt një Evrope më të fortë brenda një NATO-je më të fuqishme.