TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vladimir Putin ka urdhëruar shërbimet e tij të sigurisë të gjurmojnë qytetarët rusë që luftojnë në ushtrinë e Ukrainës.
Duke folur në një takim të bordit të Shërbimit Federal të Sigurisë, Putin hta se ata që luftuan për Ukrainën ishin tradhtarë dhe nuk do të tregohet asnjë mëshirë ndaj tyre.
“Kërkoj, siç ka qenë gjithmonë në historinë tonë, që të mos harrojmë se cilët janë, t’i identifikojmë me emra. Do t’i ndëshkojmë pa asnjë parashkrim, kudo që të ndodhen,” tha ai, sipas Politiko .
Ai gjithashtu krahasoi rusët që luftonin për Ukrainën me Ushtrinë Çlirimtare Ruse, e cila luftoi së bashku me Gjermaninë naziste kundër Ushtrisë së Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Sa për këta tradhtarë, zotërinjtë e tyre aktualë nuk u kursejnë mëshirë. Ata dërgohen drejt e në betejë si mish topash. Ata marrin atë që meritojnë,” shtoi ai.