TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një skenar bazë i një konflikti 4 deri në 6 javë në Lindjen e Mesme mbështetet nga analistët e Moody’s, që nëse zbatohet, do të sillte ndikime të kontrolluara në tregun e energjisë, ekonomitë e Gjirit dhe tregtinë ndërkombëtare.
Megjithatë, nëse konflikti shtrihet përtej kësaj periudhe, ndikimet do të jenë tw pwrmasave tw mwdha, paralajmëruan ata në informimin me titull “Jostabiliteti në Iran dhe përçarjet në Ngushticën e Hormuzit rrisin rreziqet e kreditit”.
Siç shpjegoi nënkryetari dhe analisti i lartë i kreditit në departamentin e riskut sovran në ‘Moody’s’, Alexander Perjéssy, kriza aktuale është e pashembullt krahasuar me tensionet e mëparshme në rajon.
“Kjo është një situatë e pashembullt, me një përshkallëzim të konsiderueshëm krahasuar me atë që pamë në verën e vitit 2025. Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit kanë eliminuar udhëheqjen e lartë të Iranit, duke ngritur pyetje ekzistenciale nëse regjimi do të mbijetojë, ndërsa përgjigja e Teheranit është shumë më e fortë dhe më e gjerë”, vuri në dukje ai.
Skenari bazë i Moody’s parashikon që përçarjet do të jenë të kufizuara në kohëzgjatje.
“Skenari ynë bazë me të dhënat e sotme është se konflikti dhe ndërprerjet do të zgjasin 4-6 javë, por mund të jenë më të shkurtra”, shpjegoi ai. “SHBA-të e kanë bërë të qartë se kjo nuk është një luftë e pafundme. Do të ketë kosto politike për Donald Trump nëse konflikti zgjatet”.
Megjithatë, Perjessy paralajmëroi se një mbyllje e zgjatur e Ngushticës së Hormuzit “mund të ketë pasoja serioze”.