BOTA, 1 Prill 2026, 18:44

Moment i pazakontë në Tokio! Macron dhe liderja japoneze bëjnë “Kamehameha” si në Dragon Ball para mediave

Moment i pazakontë në Tokio! Macron dhe liderja japoneze

Gjesti i tyre simbolik u pa si një shenjë afrimi kulturor mes Francës dhe Japonisë, duke pasur parasysh se Franca është importuesja më e madhe në botë e mangave japoneze. Macron, i njohur për pasionin e tij ndaj këtij zhanri, theksoi rëndësinë që manga ka për të rinjtë dhe për trashëgiminë kulturore.

“Ne duam të bëjmë më shumë për mangën. I duam pothuajse aq sa ju. Të rinjtë tanë i duan këto libra dhe historitë e tyre, dhe ne duam të vazhdojmë t’i zhvillojmë dhe të luftojmë piraterinë”, u shpreh presidenti francez.

Takimi mes dy udhëheqësve në Tokio u fokusua gjithashtu në çështje të sigurisë dhe bashkëpunimit industrial, duke vendosur baza për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku kultura dhe industria kreative mbeten elementë kyç.