TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Britania është tronditur thellë pas zbulimit se një mjek i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) akuzohet për abuzim seksual ndaj 38 pacientëve në spitale të West Midlands dhe Staffordshire gjatë periudhës 2017–2021.
Identiteti i tij është bërë tashmë i ditur. Ndaj Nathaniel Spencer është ngritur një dosje e rëndë akuzash, që përfshin sulm seksual, përdhunim dhe abuzim ndaj të miturve. Spencer, 38 vjeç, pritet të dalë para gjykatës më 20 janar 2026 për t’u përgjigjur akuzave.
Spencer përballet me gjithsej 45 akuza, mes tyre: 15 akuza për sulm seksual, 17 akuza për përdhunim, 9 akuza për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 13 vjeç, 3 akuza për përdhunim ndaj fëmije nën 13 vjeç, 1 akuzë për tentativë përdhunimi.
Akuzat burojnë nga një hetim i gjatë policor i zhvilluar në spitalet Royal Stoke University dhe Russells Hall, ku Spencer kishte punuar. Rastet lidhen me pacientë që ai kishte trajtuar midis viteve 2017 dhe 2021.
Të dy spitalet e përfshira kanë hapur linja të posaçme komunikimi për ish-pacientët që mund të jenë të shqetësuar për kujdesin që kanë marrë. Administratat theksuan se siguria dhe mirëqenia e pacientëve mbeten prioritet absolut.