BOTA, 13 Mars 2024, 16:00

Miratohet vendimi, Gjermania do të fillojë dërgimin e ndihmave në Gaza

Miratohet vendimi, Gjermania do të fillojë dërgimin e ndihmave

Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka miratuar vendimin që forcat ajrore të vendit të kryejnë fluturime humanitare mbi Rripin e Gazës.

“Njerëzve në Gaza u mungojnë nevojat më elementare. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe. Forcat e Armatosura Gjermane po ofrojnë dy avionë transporti Hercules, secili prej të cilëve mund të transportojë deri në 18 ton ngarkesë”, tha Pistorius në një deklaratë këtë të mërkurë.

Një deklaratë e publikuar nga ministria gjermane e mbrojtjes thuhet se Pistorius kishte nënshkruar një urdhër përkatës për të autorizuar misionin. Ai tha se uljet e ndihmave mund të fillojnë që në fund të javës.