BOTA, 14 Mars 2026, 13:50

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta kundër Iranit po hyn në një fazë vendimtare

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Lufta kundër Iranit po hyn në një

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se lufta izraelito-amerikane kundër Iranit po përshkallëzohet dhe po hyn në një fazë vendimtare që do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Ai shpjegoi se vendet po hyjnë në një fazë vendimtare të konfliktit, teksa regjimi iranian vijon t’i shkaktojë vuajtje popullit të tij. Katz konfirmoi gjatë deklarëtës televizive të transmetuara në mediat izraelite, se nuk do kishte tërheqje të aleancës SHBA-Izrael deri në eliminimin e rrezikut dhe rënien e regjimit të ajatollahëve.

“Po hyjmë në një fazë vendimtare të konfliktit, midis përpjekjeve të regjimit (iranian) për të mbijetuar, duke i shkaktuar vuajtje gjithnjë e më të mëdha popullit iranian dhe kapitullimit të tij”, tha Katz.

Që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, Teherani ka qëlluar më shumë se 100 raketa dhe 191 dronë drejt Bahreinit, duke shkaktuar 12 viktima civile, si dhe humbje në infrastrukturën e qytetit, përfshirë rafineritë e naftës dhe impiantet e ujit.

Një grua 29-vjeçare u vra në kryeqytetin Manama gjatë një sulmi që ministria e brendshme iraniane e quajti “provokues”. Ndërkohë, shumica e vendeve të Gjirit e kanë dënuar Iranin, por nuk i janë bashkuar publikisht operacioneve sulmuese ndaj tij, duke u shqetësuar për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në territorin e tyre.