TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken deklaroi sot se dronët që shkaktuan dhjetëra anulime në aeroportin e Brukselit nuk ishin vepër amatorësh.
“Është e qartë se diçka më e madhe po ndodh këtu”, i tha Francken Komitetit belg të Mbrojtjes.
“Duhet të reagojmë shpejt”, shtoi ai.
Rreth 54 fluturime u anuluan në aeroportin e Brukselit të mërkurën, pasi operacionet u pezulluan për shkak të pranisë së dronëve.
Dronë u panë gjithashtu mbi një bazë ushtarake në Wallonia dhe një bazë tjetër të përdorur nga NATO, në Kleine-Brogel në Flandër.
Francken foli për një kërcënim hibrid që është real dhe serioz, duke vënë në dukje se incidenti përputhej me episodet e fundit në të gjithë Evropën.
“Incidentet me dronë janë të koordinuara në kohë dhe hapësirë, ato janë qëllimisht shkatërruese”, tha ai.
“Nuk u përdorën frekuenca klasike radioje, por rrjete 4G dhe 5G”, shpjegoi Francken.
“Për të luftuar kërcënimin, një qendër mbikëqyrjeje ajrore duhet të bëhet funksionale”, pohoi Francken.
Ai tha gjithashtu se dëshiron të propozojë blerjen e shpejtë të sistemeve të zbulimit dhe mbrojtjes kundër dronëve.