BOTA, 25 Mars 2026, 20:28

Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për një zgjidhje diplomatike të luftës me Iranin

Merz: Po përpiqemi të bindim SHBA-në dhe Izraelin për

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka folur për konflikin në vendet e Gjirit Persik. Gjatë një seance parlamentare, Merz u shpreh se Gjermania po bën gjithçka që mundet për të bindur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, për një zgjidhje diplomatike të luftës. Merz theksoi se fundi i konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit është e vetmja zgjidhje e vërtetë për të rikthyer çmimet nën kontroll.

"Ne nuk mund të kompensojmë çdo rritje të çmimeve përmes masave tatimore ose masave nga buxheti federal. Mënyra më e mirë për të rikthyer çmimet nën kontroll është t'i japim fund luftës në Iran. Dhe qeveria po bën gjithçka që është e mundur për ta arritur këtë sa më shpejt të jetë e mundur," tha kancelari gjerman.

Mediat shkruajnë se Merz theksoi se ka shprehur vazhdimisht shqetësimet e Berlinit për luftën dhe rreziqet që ajo paraqet për ekonominë globale në bisedat e fundit telefonike me presidentin amerikan Donald Trump.

"Unë po koordinohem ngushtë me kolegët e mi në Bashkimin Evropian, si dhe me Mbretërinë e Bashkuar, Norvegjinë dhe shumë të tjerë", shtoi ai.

Në fund, Merz pranoi se përfundimi i armiqësive kërkon vullnetin e të gjitha palëve, përfshirë Iranin, gjë që sipas tij nuk është e qartë për momentin.