BOTA, 5 Mars 2026, 15:48

Meloni bisedë telefonike me Macron: Dy liderët shprehin mbështetje për sigurinë e Qipros, diskutime për situatën në Iran dhe Lindjen e Mesme

Meloni bisedë telefonike me Macron: Dy liderët shprehin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi këtë të enjte (5 mars) një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Sipas një njoftimi të qeverisë italiane, në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet e konfliktit në Iran dhe pasojat e tij si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në nivel ndërkombëtar, përfshirë ndikimin në sigurinë dhe lirinë e lundrimit detar.

Në deklaratë theksohet se Meloni dhe Macron rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e përbashkët për të mbështetur vendet e Gjirit, të cilat po përballen me atë që Roma e cilëson si sulme të pajustifikuara nga Irani.

Dy liderët shprehën gjithashtu mbështetjen e tyre për sigurinë e Qipros dhe nënvizuan rëndësinë e shmangies së një përshkallëzimi ushtarak në Liban.