BOTA, 15 Prill 2026, 21:06

Medvedev kërcënon Europën: Fabrikat e dronëve për Ukrainën mund të bëhen objektiv i Rusisë

Medvedev kërcënon Europën: Fabrikat e dronëve për

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka lëshuar kërcënime të drejtpërdrejta ndaj vendeve europiane, duke paralajmëruar se fabrikat që prodhojnë dronë për Ukrainën mund të shndërrohen në objektiva të mundshëm sulmesh.

Deklaratat e tij vijnë pas publikimit nga Ministria ruse e Mbrojtjes të një liste me adresa të objekteve në Europë që, sipas Moskës, prodhojnë ose mbështesin prodhimin e dronëve për Kiev.

Medvedev, në një reagim ironik ndaj vendeve europiane, i uroi “natën e mirë” partnerëve perëndimorë pas publikimit të këtyre të dhënave.

Ndërkohë, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se Ukraina vijon të mbështetet fuqishëm te teknologjia e dronëve në luftën kundër Rusisë, por përballet me mungesë fondesh për zgjerimin e prodhimit.

Ai ka kërkuar nga vendet europiane vazhdimin e financimit për blerjen e armëve, veçanërisht sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat përdoren për të neutralizuar raketat ruse.

Paralelisht, Kievi po nxit marrëveshje për prodhim të përbashkët armësh me partnerët ndërkombëtarë dhe i ka bërë thirrje Bashkimi Europian për përshpejtimin e një pakete financiare prej 90 miliardë eurosh.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes paralajmëroi se rritja e prodhimit të dronëve për Ukrainën nga vendet europiane përbën përshkallëzim të situatës dhe mund të sjellë pasoja të paparashikueshme.