TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sky News mëson se Mbretëria e Bashkuar nuk do të përfshihet në bllokadën e Ngushticës së Hormuzit.
Kjo vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Marina Amerikane do të bllokonte rrugën kritike të transportit detar.
Një zëdhënës i qeverisë tha: "Ne vazhdojmë të mbështesim lirinë e lundrimit dhe hapjen e Ngushticës së Hormuzit, e cila është urgjentisht e nevojshme për të mbështetur ekonominë globale dhe koston e jetesës në vend”.
"Ngushtica e Hormuzit nuk duhet t'i nënshtrohet pagesës së taksave", shtoi ai, transmeton Telegrafi
Ata shtuan: "Ne po punojmë urgjentisht me Francën dhe partnerë të tjerë për të krijuar një koalicion të gjerë për të mbrojtur lirinë e lundrimit".
Trump më parë tha se Mbretëria e Bashkuar po dërgonte minapastruese për të ndihmuar në pastrimin e ngushticës.
Mbretëria e Bashkuar ka sisteme ‘gjuetie’ minash tashmë në rajon.