BOTA, 28 Prill 2026, 19:30

“Mbështesim Ukrainën”/ Letonia njofton se do t’i dorëzojë Kievit automjete të blinduara

“Mbështesim Ukrainën”/ Letonia njofton se do t’i

Letonia njofton se do të përforcojë ushtrinë ukrainase me automjete shtesë të blinduara zbuluese.

Ministria e Mbrojtjes në Riga bëri ta qartë se vendi mbështet Ukrainën kundër agresionit rus.

“Ne mbështesim luftën e Ukrainës kundër agresionit rus dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds.

Gjithashtu shtoi se dorëzimi i këtyre automjeteve ushtarake nuk dëmton aftësinë operacionale të forcave të armatosura letoneze.