BOTA, 19 Prill 2026, 21:03

Masakra në supermarketin e Kievit, dy policët u larguan dhe braktisën civilët (VIDEO)

Masakra në supermarketin e Kievit, dy policët u larguan dhe

Dy efektivë policie në Kiev janë pezulluar nga detyra pas publikimit të një videoje që i tregon duke u larguar nga vendngjarja e një sulmi të armatosur, ku humbën jetën gjashtë persona.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 19 prill, në një supermarket në kryeqytetin ukrainas, kur një person i armatosur hapi zjarr dhe mori peng disa qytetarë, përpara se të neutralizohej nga policia gjatë një operacioni arrestimi.

Në videon e publikuar, dy policët – një burrë dhe një grua – shihen duke u larguar nga vendi i ngjarjes në momentin kur dëgjohen të shtëna, duke lënë pas qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, e cilësoi sjelljen e tyre si të papranueshme dhe njoftoi pezullimin e menjëhershëm si dhe nisjen e një hetimi disiplinor.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm ka hapur procedim penal për moskryerje të detyrës, duke u fokusuar në dështimin për të mbrojtur qytetarët dhe për të neutralizuar në kohë kërcënimin.

Pas skandalit, kreu i policisë së patrullave, Yevhen Zhukov, ka dhënë dorëheqjen, duke marrë përgjegjësinë për sjelljen e vartësve të tij.