BOTA, 18 Prill 2026, 21:57

Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur deri në heqjen e masave ndaj Iranit, anijet që afrohen do të jenë në shënjestër

Marina iraniane: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur deri në heqjen e masave

Marina e Gardës Revolucionare Iraniane ka deklaruar se që nga kjo mbrëmje Ngushtica e Hormuzit do të konsiderohet e mbyllur, derisa të hiqet ajo që Teherani e cilëson si bllokadë amerikane ndaj porteve iraniane.

Në një deklaratë zyrtare, forcat detare të IRGC paralajmëruan se “asnjë anije nuk duhet të lëvizë nga vendqëndrimi i saj në Gjiri Persik apo në Deti i Omanit”, duke shtuar se çdo shkelje e këtij urdhri do të trajtohet si veprim armiqësor.

Sipas njoftimit, disa anije kanë kaluar përmes ngushticës nën menaxhimin e autoriteteve iraniane gjatë orëve të fundit, por rruga strategjike ujore pritet të mbyllet sërish derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërhiqen nga masat kufizuese ndaj porteve të Iranit.

“Afrimi në Ngushticën e Hormuzit do të konsiderohet bashkëpunim me armikun dhe çdo anije që shkel këtë urdhër do të jetë në shënjestër”, thuhet në deklaratë.