BOTA, 26 Nëntor 2025, 18:13

Maduro mesazh SHBA-së: Do të mbrojmë çdo pjesë të territorit tonë  

Maduro mesazh SHBA-së: Do të mbrojmë çdo pjesë

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Venezuelës duket se janë të tensionuara. Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka dërguar një mesazh SHBA-së, duke thënë se “do të mbrojë çdo centimetër të territorit”.

Presioni i SHBA është përshkallëzuar për shkak të trafikut të drogës.

Presidenti Maduro është shfaqur i veshur me uniformë ushtarake, duke mbajtur në dorë edhe një shpatë.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të kësaj toke, nga kërcënimi apo agresioni. Atdheu është i shenjtë, atdheu duhet të respektohet”, tha ndër të tjera ai.

Këto deklarata vijnë ndërsa SHBA planifikon të nisë një seri të re operacionesh në rajonin më të gjerë të Venezuelës.