TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dënoi sot, gjatë një telefonate me presidentin iranian, Massoud Pezeshkian, ato që ai i konsideroi “sulme të pajustifikuara kundër infrastrukturës civile në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kundër disa anijeve”.
Gjatë së njëjtës telefonatë, presidenti francez theksoi dobinë e asaj që ai beson se “misioni shumëkombësh që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë krijuar për të siguruar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, e cila është bllokuar që nga fillimi i konfliktit”.
“E ftova presidentin iranian të shfrytëzojë këtë mundësi dhe kam ndërmend ta diskutoj këtë çështje me presidentin Trump”, shtoi Emmanuel Macron, në një postim në X.