BOTA, 29 Mars 2026, 10:22

Lufta/ Pentagoni, gati për operacione të zgjatura tokësore në Iran! Huthët nisin sulmin e dytë me raketa ndaj Izraelit

Lufta/ Pentagoni, gati për operacione të zgjatura tokësore

Pentagoni po përgatitet për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran që do të zgjasin disa javë nëse Donald Trump vendos të përshkallëzojë situatën. Sipas Washington Post operacionet tokësore nuk do të jenë një pushtim në shkallë të plotë, por më tepër inkursione nga operacione speciale dhe trupa këmbësorie.

Në ditën e 29 të luftës nuk ndalen sulmet me raketa në Lindjen e Mesme. Qeveritë e Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit kanë kapur një seri sulmesh ajrore me raketa dhe dronë nga Irani. Po ashtu dy shpërthime të fuqishme tronditën Teheranin.

Rebelët Huthi thonë se kanë kryer një sulm të dytë në disa pjesë të Izraelit jugor. Yahya Saree, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit - thotë se grupi kreu sulmin me "një breshëri raketash dhe dronësh" që synonin "disa vende të rëndësishme ushtarake".

Huthit paralajmëruan se do të qëndrojnë krah Iranit dhe Hezbollahut deri sa të ndalet agresioni i SHBA dhe Izraelit. Huthët rrezikojnë hapjen e një fronti të ri lufte në Detin e Kuq kur kërcënojnë me mbylljen e ngushticës Bab al-Mandab, pranë brigjeve të Jemenit, një pikë kyçe për kalimin e anijeve tregtare nga Azia drejt Kanalit të Suezit.

Një samit i vendeve që kërkojnë ndërmjetësim nis sot në Pakistan. Njëzet anije pakistaneze kanë marrë dritën jeshile në Ngushticën e Hormuzit.