TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se stafi dhe familjarë të tyre do të largohen nga ambasadat e tyre në Izrael, pas rritjes së tensioneve ne Iranin
Ndonëse nuk janë dhënë detaje lidhur me rrezikun e konfliktit me Iranin, ambasada e cilësoi si ‘largim të izoluar’. Vetëm disa ditë më parë, SHBA kërkuan largimin e personelit nga ambasada e tyre në Bejrut.
Irani ka kërcënuar të godasë bazat amerikane në rajon nëse sulmohet, ndërsa Izraeli gjithashtu mund të përfshihet në një konfrontim ushtarak midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Disa vende tashmë kanë filluar të evakuojnë familjet e stafit të tyre diplomatik, si dhe personelin jo-thelbësor, nga zonat e Lindjes së Mesme ose të rekomandojnë që qytetarët e tyre të shmangin udhëtimet në Iran.