BOTA, 14 Mars 2026, 20:50

Lufta në Lindjen e Mesme/ Mbi 3 mijë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i përplasjeve, mes tyre edhe fëmijë

Lufta në Lindjen e Mesme/ Mbi 3 mijë persona kanë humbur

Situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar si nga ana ekonomike ashtu edhe nga ajo poltike. Si paosjë e këtyre përplasjeve mes vendeve të Gjirit Persik dhe SHBA-së dhe Izrelit kanë humbur jetën qindra persona. CNN shkruan se që nga fillimi i luftës kanë humbur jetën 3 mijë persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak. 

Në Irani raportohen më shumë se 1,300 njerëz  të vrarë. Në Liban janë vrarë të paktën 826 njerëz, që kur Izraeli filloi sulmet ndaj vendit. Në mesin e të vdekurve janë 106 fëmijë. Në Izraeli janë vrarë 15 izraelitë që nga fillimi i konfliktit. Kjo përfshin nëntë që u vranë në një goditje direkte me raketë në një ndërtesë banimi në qytetin Beit Shemesh dhe dy ushtarë izraelitë që u vranë në jug të Libanit të dielën në mëngjes.

Ndërsa në SHBA janë vrarë gjithsej 13 anëtarë të shërbimit amerika, që nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë gjashtë që humbën jetën kur avioni i tyre i karburantit u rrëzua në Irak të enjten. Gjashtë anëtarë të tjerë të shërbimit amerikan u vranë në një sulm iranian që goditi një qendër operacionesh të improvizuar në Kuvajt të dielën.

Në Irak janë vrarë, në Kuvajt kanë humbur jetën gjashtë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare e cila vdiq nga plagët e marra kur copëza ranë në një zonë të banuar më 4 mars. Ministria e mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të martën se gjithsej gjashtë persona të kombësive të Emirateve, Pakistanit, Nepalit dhe Bangladeshit janë vrarë si rezultat i sulmeve.