BOTA, 18 Prill 2026, 16:30

Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës për negociatat SHBA-Iran: Të ndalojmë përshkallëzimin dhe të mbrojmë paqen e stabilitetin!

Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti përfshihet si ndërmjetës

Egjipti njoftoi sot (18 prill) se po punon ngushtë me Pakistanin në një kornizë që synon të sigurojë një paqe të qëndrueshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Lajmi u dha nga Ministri i Jashtëm i vendit, Badr Abdelati (foto kryesore).

Ai u shpreh se Egjipti, Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite “po koordinojnë një përpjekje më të gjerë rajonale të përqendruar në parandalimin e një përshkallëzimi të ri dhe përgatitjen e terrenit për një marrëveshje sigurie pas luftës”.

Gjithashtu ka theksuar rëndësinë e “mbrojtjes së shteteve të Gjirit dhe stabilizimin e tregjeve të energjisë, zinxhirëve të furnizimit dhe sigurisë ushqimore”.