TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria e Izraelit ka pranuar se zjarri i një tanku të saj goditi gabimisht një mision paqeruajtës të OKB-së në Liban rreth dy javë më parë, duke plagosur disa paqeruajtës nga Gana.
Ushtarët e plagosur ishin pjesë e misionit UNIFIL, i cili operon në jug të vendit për të monitoruar situatën e sigurisë përgjatë vijës ndarëse me Izraelin.
Sipas një hetimi të kryer nga Forca Mbrojtëse e Izraelit, sulmi është kryer “gabimisht”, pasi trupat e UNIFIL-it janë identifikuar në mënyrë të pasaktë si burim i një sulmi të mëparshëm me raketa kundërtanke.
Autoritetet ushtarake izraelite kanë shprehur keqardhje për incidentin dhe u kanë kërkuar ndjesë Ghana-s dhe OKB-së.
Misioni UNIFIL ka për detyrë të monitorojë armiqësitë përgjatë kufirit jugor të Libanit, zonë që është kthyer në epiqendër të përplasjeve mes forcave izraelite dhe luftëtarëve të mbështetur nga Irani të Hezbollah.