TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Irani ka kërcënuar se hotelet në Lindjen e Mesme që strehojnë ushtarë amerikanë do të jenë shënjestra në një luftë.
“Kur të gjitha (forcat) amerikane hyjnë në një hotel, atëherë nga perspektiva jonë ai hotel bëhet amerikan. A duhet të qëndrojmë duarkryq dhe t’i lëmë amerikanët të na godasin? Kur të përgjigjemi, sigurisht që duhet t’i godasim kudo që të jenë“, tha dje në televizionin shtetëror zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit, Abolfazl Shekarchi.
Kjo vjen pasi Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, akuzoi ushtarët amerikanë se po përdorin banorët e vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) si “mburoja njerëzore”.
“Që nga fillimi i kësaj lufte, ushtarët amerikanë kanë braktisur bazat ushtarake për t’u fshehur në hotele dhe zyra”, tha ai në një postim në X, duke u bërë thirrje hoteleve në zonë që t’u mohojnë rezervimet.
Agjencia e lajmeve Fars, duke cituar burime anonime, raportoi se Irani kishte dërguar “paralajmërime të ashpra” për hotelet në rajon, veçanërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrein.