TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avioni i parë me armë nga SHBA ka mbërritur në bazën ajrore Nevatim në Izraelin jugor të martën vonë në mbrëmje.
“Bashkëpunimi mes ushtrive tona është një pjesë kyçe e sigurimit të sigurisë dhe stabilitetit rajonal në kohë lufte”, shkroi IDF në një postim në X (ish-Twitter).
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit publikoi një video të mbërritjes së dërgesës, raporton New York Post.
Rikujtojmë, se presidenti i SHBA-së Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të shtunën, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Izraelin.