TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane ka kryer një “sulm të fuqishëm dhe vdekjeprurës” kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (ISIS) në veriperëndim të Nigerisë.
Trump e përshkroi ISIS-in si “llum terroristësh”, duke i akuzuar se kanë shënjestruar dhe vrarë brutalisht, kryesisht, civilë të pafajshëm të krishterë. Sipas tij, forcat amerikane kanë ekzekutuar “disa goditje perfekte” kundër objektivave të grupit terrorist.
Më vonë, Komanda Amerikane për Afrikën (AFRICOM) konfirmoi se sulmi i së enjtes ishte kryer në bashkëpunim me autoritetet nigeriane, në shtetin Sokoto.
Ministri i Jashtëm i Nigerisë, Yusuf Maitama Tuggar, i tha BBC-së se bëhej fjalë për një “operacion të përbashkët” kundër “terroristëve” dhe theksoi se ai “nuk ka lidhje me ndonjë fe të caktuar”.
Pa përmendur drejtpërdrejt ISIS-in, Tuggar deklaroi se operacioni ishte planifikuar prej kohësh dhe ishte bazuar në informacione të inteligjencës të siguruara nga pala nigeriane.