TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Katër pengjet në klubin e natës në Holandë janë liruar, ndërsa autori i ngjarjes është dorëzuar dhe prangosur nga policia.
Ky i fundit, i armatosur dhe me eksplozivë, kishte marrë peng disa persona. Ai ka dalë nga klubi i natës dhe u gjunjëzua para efektivëve që e vendosën në pranga dhe më pas e shoqëruan me sy të lidhur drejt makinës së policisë.
Autori dyshohet se hyri me armë dhe eksploziv në klub në orët e para të mëngjesit gjatë kohës që do të mbyllej dhe kërcënoi se do të hidhte në erë vendin.
Pronari i klubit tha për De Telegraaf se punonjësit e tij po mbaheshin peng. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tretë.
Policia e armatosur rëndë rrethoi një pjesë të qytetit dhe u kërkoi njerëzve që të “qëndronin larg” zonës, duke shtuar: “Qëndroni brenda”.
Gazeta kombëtare de Telegraaf raportoi se personi që mori peng njerëzit ishte i armatosur dhe me eksplozivë.
Nuk ka asnjë tregues se situata e pengjeve ka një motiv terrorist, tha policia në një deklaratë në X.