TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, mbylli tubimin e partisë së saj, “Vëllezërit e Italisë”, (Fratelli d’Italia), me një fjalim sot në Romë.
Numri një i qeverisë së Romës iu referua çështjeve të rëndësishme aktuale dhe gjeopolitika, duke folur edhe për Ukrainën mes të tjerash.
“Që nga dita e parë ne qëndruam pranë popullit ukrainas, i cili po lufton neo-imperializmin me karakter sovjetik. Sepse, këtu, askush nuk ndjen nostalgji për Bashkimin Sovjetik, i cili shkeli gjysmën e Evropës, për gjysmë shekulli”, tha ajo.
Duke iu referuar marrëdhënieve transatlantike, kryeministrja italiane shtoi:
“Ne ia dhamë sigurinë tonë Shteteve të Bashkuara, duke menduar se kjo e sotmja nuk do të vinte kurrë. Duke pretenduar, mbi të gjitha, se do të ishte falas, por nuk ishte”.
Duke folur për të njëjtën temë, Meloni theksoi se ajo vetë ka qenë prej kohësh në favor të një shtylle evropiane të NATO-s, “me forcë dhe dinjitet të barabartë me atë amerikane dhe të aftë për dialog, me të drejta të plota, me të gjitha fuqitë e mëdha të planetit”.
Në fund, ajo iu referua tre viteve të qeverisjes së vendit të saj nga aleanca konservatore që ajo drejton dhe deklaroi:
“Agjencitë e vlerësimit po e rishikojnë gjykimin e tyre për Italinë për mirë, duke e vendosur aty ku e meriton të jetë, përkatësisht në Kategorinë A. Kjo do të thotë që obligacionet tona po bëhen më tërheqëse. Investimet prej 80 miliardë eurosh që kemi sjellë në Itali në këto tre vjet, falë marrëveshjeve me kombe të tjera, me biznese të mëdha, nënkuptojnë vende pune. Diferenca është sot dy të tretat më e ulët se kur morëm kontrollin. Normat e interesit për obligacionet tona qeveritare po ulen, që do të thotë se po kursejmë miliarda euro, dhe janë para që mund t’i investojmë për nevojat e italianëve”.