BOTA, 19 Mars 2026, 18:06

Kryeministrja e Japonisë takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë: Trump mund të sjellë paqen

Kryeministrja e Japonisë takohet me presidentin amerikan në

Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, deklaroi se vetëm presidenti amerikan Donald Trump mund të sjellë paqen, duke dënuar njëkohësisht sulmet e Iranit dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një deklarate për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga Trump, ajo paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme do të ketë pasoja të rënda për ekonominë globale.

Sipas saj, konflikti pritet të godasë tregjet ndërkombëtare, veçanërisht sektorin e energjisë, ndërsa theksoi se ka paraqitur në Uashington propozime konkrete për stabilizimin e tregjeve energjetike. Ajo shtoi se në fokus të diskutimeve me SHBA janë edhe çështje të sigurisë ekonomike dhe burimeve strategjike, përfshirë mineralet e rralla.

Takaichi u shpreh gjithashtu se Japonia është e gatshme të angazhohet me partnerët e saj ndërkombëtarë për arritjen e objektivave të përbashkëta, ndërsa paralelisht po përpiqet të mbajë kanale komunikimi edhe me Iran.

Nga ana e tij, Trump bëri të ditur se gjatë takimit janë diskutuar edhe çështje tregtare dhe mbështetja që Japan mund të japë në lidhje me konfliktin me Iranin.

Presidenti amerikan vlerësoi rolin e Tokios, duke thënë se Japonia “po mban një qëndrim të qartë”, ndërsa shtoi se ka marrë “garanci”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, ai bëri një krahasim me NATO, duke lënë të kuptohet se aleanca nuk po vepron në të njëjtin nivel.