BOTA, 6 Janar 2026, 20:18

Kryeministri spanjoll: SHBA kërkon të përvetësojë burimet e Venezuelës

Kryeministri spanjoll: SHBA kërkon të përvetësojë

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin krijuar një precedent të tmerrshëm dhe shumë të rrezikshëm në Venezuelë me bastisjen e tyre për të arrestuar presidentin Nicolas Maduro, sipas “Reuters”.

Sanchez shtoi se objektivi i vetëm i Uashingtonit dukej të ishte ndryshimi i qeverisë dhe përvetësimi i burimeve të energjisë.

“Spanja nuk e njohu kurrë qeverinë e Maduros sepse ajo shkeli rregullat, pasi zgjedhja e tij ishte e paligjshme dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund ta njohë legjitimitetin e një veprimi ushtarak që është qartësisht i paligjshëm, që shkel ligjin ndërkombëtar dhe objektivi i vetëm i të cilit duket të jetë askush tjetër përveçse ndryshimi i qeverisë së një vendi tjetër për të sekuestruar burimet e tij natyrore”, u tha kryeministri spanjoll, gazetarëve në Paris.

Trump tha se Maduro organizoi transportimin e drogës në SHBA, një veprim i paligjshëm në pushtet për shkak të manipulimit të votave.

Maduro i ka mohuar këto pretendime dhe zyrtarët në Karakas kanë kërkuar lirimin e tij.