TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një bisedë telefonike është zhvilluar mes kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentit amerikan Donald Trump, në një moment të tensionuar për rajonin, në mes të sulmeve të përbashkëta ushtarake të dy vendeve kundër Iranit.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga zyra e kryeministrit izraelit, ndërsa është publikuar edhe një foto e Netanyahut.
Sipas deklaratës, telefonata u zhvillua në kuadër të zhvillimeve të fundit ushtarake, megjithatë nuk janë dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedës apo nëse është diskutuar koordinimi i hapave të mëtejshëm.
Së bashku me njoftimin, zyra e Netanyahu-t publikoi edhe një fotografi nga ambientet e punës së tij. Në tryezën e kryeministrit shihet libri “Aleatët në Luftë” i historianit britanik Tim Bouverie, një vepër që trajton marrëdhëniet dhe përplasjet mes fuqive aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në të njëjtën pamje dallohet edhe një hartë e madhe e rajonit.