BOTA, 6 Maj 2026, 10:25

Kriza/ Sulmohet anija franceze në Ngushticën e Hormuzit, plagosen disa anëtarë të ekuipazhit

Kriza/ Sulmohet anija franceze në Ngushticën e Hormuzit, plagosen disa

Një anije kontejnere e kompanisë franceze CMA CGM është bërë “objektiv sulmi” në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Al Jazeera dhe burimeve të tjera, bëhet fjalë për anijen “San Antonio”. Kompania ka shtuar se sulmi ka shkaktuar të plagosur mes ekuipazhit dhe dëme në anije.

Marinarët e plagosur janë evakuuar dhe po marrin trajtim mjekësor. Sipas agjencisë turke Anadolu Agency, ata dyshohet të jenë filipinas.