BOTA, 14 Maj 2026, 16:14

Kremlini: Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt, përgatitjet kanë përfunduar tashmë

Kremlini: Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt,

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën së shpejti dhe përgatitjet për vizitën e tij tashmë kanë përfunduar, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping janë takuar më shumë se 40 herë gjatë viteve, së fundmi në Pekin shtatorin e kaluar.

Të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje marrëdhënieje strategjike “pa kufizime” në shkurt të vitit 2022, më pak se tre javë para se Moska të niste operacionin e saj ushtarak në Ukrainë.

Njoftimi vjen ndërsa presidenti i SHBA, Donald Trump po zhvillon një vizitë në Pekin.